Projekti per Unazen e Re/ Basha: Qeveria ka shkelur ligjin

2018-11-21 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në Forumin Kombëtar ?Studentët për Qeverisjen e mirë? ku foli për programin e opozitës për arsimin dhe punësimin e të rinjve. Basha tha se qeveria e demokratëve do të dyfishojë fondet për arsimin e lartë, do të bëhet një ligj i ri për tarifa të ulëta dhe do të investohet në stazhe pune për 10 mijë të rinj në vit.

Kryetari i PD foli edhe për keqqeverisjen duke marrë si shembull projektin e Unazës së Re, ku po shpenzohen 40 milionë euro pa asnjë transparencë, pa u pyetur qytetarët dhe për më tepër duke u shëbur banesat pa i bëshpërblyer afër 1 mijë familjeve.