Bora mbulon juglindjen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-17 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreshjet e borës kanë vijuar deri në orët e para te mëngjesit në juglindje të vendit. Rreshje të cilat janë regjistruar në zonat malore mbi 1000 m mbi nivelin e detit. Për pasojë të reshjeve me intensitet trashësia më e madhe është rregjistruar në fshatin e Dardhës atje ku i ka kaluar 15 cm. Dëborë ka pasur në të gjitha fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë. Në njësinë administrative Dardhas në Pogradec si dhe në njësinë e Lekasit. Të gjitha akset rrugore të këtyre zonave malore janë të kalueshme paprobleme. Nga dita e djeshme të gjitha mjetet e firmave kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe bazë materiale të siguruar. Gjithashtu është siguruar sasia e nevojshme e kripës dhe skorjeve për të përballuar situatën e motit. Nuk raportohen probleme pas rreshjeve përsa i përket furnizimit me energji elektrike në zonat malore.

Free Traffic Exchange