http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mëngjesin e kësaj të mërkure, bora ka perfshire te gjithe juglindjen e vendit.Ne zonat malore ka rene 10 deri ne 15 cm bore, ndersa ne qytetin e Korçës trashesia e bores ka shkuar deri ne 5 cm. Te gjitha akset rrugore nacionale jane te kalueshme pa probleme perfshire Kapshtice-Qafe Thane, Korce, Qafa e Qarrit Erseke Leskovik, Korce Voskopoje, Korce Gorice si dhe Maliq Lozhan Moglice.Vetem ne aksin Boboshtice Dardhe rekomandohet perdorimi i zinxhireve qe nga km 13 deri ne fshatin turistik te Dardhes. Burime zyrtare prane OSHEE bejne me dije se paraditen e sotme jane shfaqur probleme persa i perket furnizimit me energji elektrike ne fshatrat e njesive administrative Cerrave ne Pogradec, Vithkuq ne Korce si dhe disa fshatra te fushes se Maliqit.Me probleme diten e sotme eshte paraqitur edhe nje lagje ne qytetin e Maliqit ku ka munguar energjia elektrike. Grupet e punes se OSHEE-se jane ne terren per te normalizuar situaten. Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar ne Korce Kristaq Grabocka tha se procesi mesimor ka vijuar normalisht ne te gjitha shkollat e juglindjes se vendit perfshi edhe zonat e thella malore.