Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
FNSh dhe policia e Lushnjes kanë ushtruar kontrolle në lokale, akse rrugore apo dhe ambiente të ndryshme në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve".
Po kështu kontrollet kanë synim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.
"Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar" informoi sot policia e shtetit
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Pasagjeri që ishte në automjet me 24 vjeçarin, i identifikuar me inicialet L.A, 27 vjeç u procedua penalisht.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fnsh-kontrollon-lokalet-te-arrestuar-te-fortet-kap-27-vjecarin-me-kokain