Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e poli" /> Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e poli"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi Blerim Beqiri, banues në fshatin Oblikë.
"Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal, këtij shtetasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56".
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit? parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Ndalimi i tij u bë gjatë kontrolleve të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.
Kontrollet u kryen nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme "Shqiponjat", efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.
Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shqiponjat-dhe-fnsh-kalojne-ne-site-lokalet-e-nates-ne-shkoder-1-i-arrestuar