Report Tv-2 vite pas vdekjes, lëvizja Vetëvendosje përkujton Astrit Deharin në Tiranë

2018-11-06 0

2 vite pas vdekjes në rrethana ende të pazbardhura, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aktivitet përkujtimor, për Astrit Deharin. Aktiviteti është zhvilluar ditën e sotme në orën 18:00, tek Universiteti i Arteve në Tiranë, në sallën Blackbox. Të pranishëm në sallë ishin prindërit e tij, Xhemile dhe Avni Dehari, si dhe bashkëshortja e tij Arta Dehari. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe deputeti i KK, Liburn Aliu, ndodheshin në sallë. Të tjerë folës jane Elvis Hoxha, Hysamedin Feraj, Arbër Zaimi, familjarë të tjerë dhe shokë e shoqe të Astritit. Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com, në fasadën e Universitetit të Arteve është vendosur fotografia e Deharit.