Dhjetëra qytetarë zhvilluan sot homazhe në sheshin "Nënë Tereza" duke vendosur qirinj dhe kurorë me lule, në nderim të aktivistit të Lëvizjes "Vetëvendosja", Astrit Dehari.
27-vjeçari, student i Fakultetit të Mjekësisë, u nda nga jeta dy ditë më parë në burgun e Prizrenit, ku vuante masën e arrestit prej dy muajsh, nën akuzë për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Në këto homazhe mori pjesë dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi i cili u shpreh se Astrit Dehari është një shembull për të gjithë.