Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Estrada e Shkodrës feston 60 vjetorin e krijimit! Siparin e aktiviteteve kushtuar këtij jubileu, e shënoi me ngjitjen në skenë të varietes ?Humor me shkollë të mesme?, përmes të cilës për mbi 2 orë publiku shijoi batutat dhe të qeshurat pa fund, të ndërthurura me këngë.
Në një sallë të tejmbushur, ikonat e humori, mjeshtrat e mëdhenj Zyliha Miloti e Besnik Çinari, e krah tyre Drande Xhaj, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Astrit Fani etj, thumbuan jo pak edhe realitetin e sotëm. Pjesa kulminante ishte skeçi i homazheve për Vllazninë, ekipi emblemë i futbollit shqiptar, që në prag të 100 vjetorit të krijimit ra në kategorinë e parë. Këto homazhe ngjiten në skenë emrat e medhenj që bënë historinë e këtij sporti si Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Selami Dani, e deri tek brezi më i ri Viorensin Sinani, Edi Martini, Rudi Vata etj.
Aktori dhe regjisori i kësaj varieteje Besnik Çinari ka vetëm falenderime për publikun, që është i vetmi që asnjëherë se braktisi trupën e estradës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/homazhet-e-vllaznise-te-qeshur-e-te-qare