Policia tregon hallet me të cilat duhet të" /> Policia tregon hallet me të cilat duhet të"/>

Ora News - "Për të qarë e për të qeshur" hallet e policisë në plazhet tona

2018-05-15 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia tregon hallet me të cilat duhet të merret në sezonin turistik.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga çelja e sezonit turistik Ora News sjell shqetësimin e bërë publik nga Shef i stacionit policor Velipoje, Behar Hyka.

Lexojeni dhe do kuptoni se shprehja popullore "Hip se të vravra, zbrit se të vrava" përkufizon më së miri situatën në të cilën ndodhen uniformat blu. U duhet të përballen me krimin kur rrugët nuk kanë ndriçim. U duhet të parandalojnë aksidentet kur s'ka rrugë, apo në ato akse që morën jetë njerëzish nuk është marrë asnjë masë.

U duhet të shpëtojnë jetë njerëzish kur nuk ka lokal që nuk ka një bombol gazi një tonëshe, (Rasti i Velipojes) apo kur lejohen të vihen komplekse lojrash të mëdha por askush nuk ushtron asnjë kontroll teknik.

U duhet të sigurojnë rendin, sigurinë dhe qetësinë pushuesve, por në sallën operative telefoni bie edhe për muzikën, lopën, kalin, apo petllat përgjatë vijës bregdetare

Jemi të sigurtë se këto probleme nuk janë vetëm në Velipojë, por në të gjitha plazhet tona. Nuk duam të mbajmë anën e uniformave blu, por secili institucion të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë detyrën që i ka caktuar ligji, me qëllim që të kemi një sezon turistik të mirë dhe jo zhgënjyes për turistët tanë, qoftë vendas apo të huaj.

Në fakt çdo kush duhet të bëjë detyrën e vet.

Fjala e shefit të stacionit policor Velipoje, Behar Hyka

S'ka rruge as ndricim

" Kemi shumë mungesa të tabelave rrugore, nga qendra e Velipojës deri tek kanali në Vilu, në fund. Aty janë marrë disa jetë njerëzish. Kanë vendosur disa goma,por nuk kanë marrë masa përfundimtare për tabela, apo plotësuar me asfalt apo inerte.

Është jashtë standardit. Rruga dy km nuk ka asnjë tabelë. E shoh shumë problematike. Përveç kësaj rruga ka një valëzim sepse është ndërhyrë në një kanal, gjithashtu është ndërhyrë për të bërë një trotuar por është lënë gropë e hapur dhe nuk është prekur me dorë. Nuk e di pse dhe si funksionon.

Nuk kemi drita në asnjë rrugicë. Kush ka pasur një shok ka ndricuar dy rrugica pjesa tjetër është totalisht jashtë kontrollit. Nuk ka drita fare edhe gjatë sezonit.

Muzika në për lokale

Një qytetar do muzikën dhe bën kallëzim pse ma mbyll një tjetër nuk e do muzikën dhe thotë pse e lë. Më merr telefon deri tek kryeministri dhe unë jam penalizuar. Dhe e shoh se nëse ju nuk merrni masa do më digjni dhe këtë vit.
Policia bashkiake është shumë problem. Tani që ka nisur përgatitjet çdo njeri thotë e kam pasur unë 20 vjet plazhin nuk futet njeri dhe bashkia e lë 5 ditë dhe vijnë aq shumë njerëz për të ndarë plazhin sa nuk përballohet. Bashkia duhej ta kishte përgatitur më përpara dhe konfliktet të mos grumbullohen në një moment të caktuar. Është çdo gjë me datë 1.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-qare-e-te-qeshur-hallet-e-policise-ne-plazhet-tona