Vakancat në KQZ, ja emrat e propozuar nga PS - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-30 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi këtë të martë seancën dëgjimore me dy kandidaturat e PS për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Ashtu siç u tha edhe më përpara dy kandiaturat e PS për KQZ do të jenë Bledar Skënderaj, i cili është rikonfirmuar edhe njëherë, si dhe Rezarta Bitri e cila do të marrë vendin e Gëzim Veleshnjës, anëtarit të LSI.Prezantimi i tyre u bë nga kryetari grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Sipas kreut të grupit të PS, propozimet e PS janë të bazuara në Kodin Zgjedhor.Balla tha gjithashtu se kandidaturat do t?i kalojnë Kuvnedit për votim në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e punës së KQZ.?Kam pritur që grupet parlamentare të bënin propozimet, ende nuk kane depozituar propozime. Nuk di nëse partitë e tjerë kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën për të propozuar kandidatura për anëtarë të KQZ. Në këtë mënyrë garantohet vijueshmëria e punës së KQZ?Ndërkohë PD dhe LSI nuk kanë depozituar ende asnjë emër në Kuvend për anëtarë të KQZ.Megjithatë çështja qëndron nëse PD do ia jap një vend LSI në KQZ pas mbarimit të mandatit të Veleshnjës. Vend që ja kishte dhënë PS gjatë kohës që ishin në koalicion.

Free Traffic Exchange