KQZ-ja shqyrton "Kukesin" - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Prej rreth dy oresh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton ankimimin e LSI per rezultatin ne qarkun e Kukesit. Debati me i forte eshte perqendruar tek kuorumi i nevojshem per mbledhjen e KQZ. Perfaqesuesit partiake ne KQZ kane deklaruar se ky institucion nuk mund ta marre ne shqyrtim ankimimin, pasi Kodi Zgjedhor sanksionon se duhen 5 anetare qe mbledhja te quhet e vlefshme. Ndryshe nga ky arsyetim anetaret e KQZ kane gjykuar se kuorumi prej 5 anetaresh eshte i nevojshem vetem per miratimin e ankimimit, por jo per shqyrtimin e çeshtjes. Duke e cilesuar procesin te paligjshem perfaqesuesit e PS dhe LSI ne KQZ kane deklaruar se do te jene pasive gjate shqyrtimit te çeshtjes.