Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artizanët dhe fermerët e Shkodrës u bënë bashkë në një panair, ku veç vlerave dhe produkteve treguan edhe hallet e përditshme. Fermerët e Shoshit, Shalës e Pultit udhëtuan 5 orë për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti, pasi rrruga siç thonë ata i mban peng.
Promovimi i vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve bëri bashkë në Pedonalen e Shkodrës, artizanët, fermerët dhe blegtorët e 10 njësive vendore të bashkisë.
Të gjithë prezantuan në panair më të mirën e punës së dorës dhe prodhimet e tokës ku jetojnë!
"Është kënaqësi që marrin pjesë këto virtyte, këto profesione që nuk kanë humbur".
Panairit nuk i munguan as prodhimet e Shalës, Shohit e Pultit, tre krahinave më të largëta të Shkodrës.
"Arra, lajthia, grosha, boronica".
Fermerët kishin udhëtuar për 5 orë nga fshtatrat e tyre për aktivitetin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/panair-produktesh-e-hallesh-artizane-dhe-fermere-mblidhen-ne-shkoder