Violinisti Jonian Kadesha rikthehet në Shqipëri për të çelur stinën koncertore të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Një mbrëmje e veçantë nga artisti me famë ndërkombëtare Jonian Ilias Kadesha, i cili vlerësohet për talentin dhe individualitetin, ndaj qasjeve artistike do të shoqërojë shqiptar. Por çfarë e kthen herë pas here me koncerte në Tiranë artistin e ri, së bashku me violinën e tij të shekullit XVIII?
Gjithmonë në shtëpi kemi ruajtur traditën, duke filluar gjithmonë nga gjëja më e rëndësishme që është gjuha. Kemi folur shqipen, kështu që kur e flet mirë gjuhën hapen shumë dyer për të kuptuar shumë gjuhën e një vendi. Jam rritur në Greqi, por ndikimet kanë qenë përherë shqiptare.
Cilat janë ato elemente shqiptare që i pëlqejnë?
Humori edhe ushqimi më pëlqejnë këtu, sikundër më pëlqejnë edhe në Greqi. Sinqeriteti që kanë njerëzit. Kuptohet që ka shumë gjëra, se vendi ka kaluar shumë faza që nuk kanë qenë pozitive, por vazhdimisht kam ardhur shumë herë për të parë edhe familjen, që kam në Tiranë edhe vë re vetëm përmirësim.