Diplomati Shaban Murati promovoi librin ?Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës?. Në këtë botim ish-ambasadori është përqendruar tek disa nga problematikat diplomatike të shtetit të ri të Kosovës, gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai trajton çështjen e ekzistencës së shtetit, njohjet diplomatike dhe përpjekjet ndërkombëtare, pa anashkaluar raportin e Kosovës me shtetin e Serbisë, që ende nuk e ka njohur. Gjatë konferencës që u mbajt për librin diplomati Murati shpjegon arsyet e këtij botimi për lexuesit.
Këtë libër e botova më shumë për të rritur sensibilitetet mbi çështje shumë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, siç është çështja kombëtare. Natyrisht, çështja kombëtare shqiptare në vitin 2018 ka pësuar një progres të jashtëzakonshëm. Por, unë si diplomat edhe analist i vjetër dua që të tërheq vëmendjen se rreziqet për çështje kombëtare shqiptare nuk kanë mbaruar të dashur vëllezër dhe motra nëse në shekullin XX, sidomos në fillim jemi ankuar për diplomacinë e shteteve evropiane, unë përpiqem që të zgjoj alarme për diplomacinë e shteteve shqiptare. Në kuptimtin që shoqëria edhe institucionet të jenë vigjilentë, për ta forcuar shtetin edhe në Tiranë edhe në Prishtinë që të neutralizohet çdo lloj përpjekje për të sabotuar çështjen tonë kombëtare.