A1 Report - "Heshtja e dyfishtë", libri i Carlo Bollinos promovohet në Durrës

2015-08-22 2

DURRES- U promovua në qytetin e Durrësit libri "Heshtja e dyfishtë" i gazetarit të njohur Carlo Bollino, për të vërtetën për armët kimike në Shqipëri. Promovimi i librit u bë në ambientet e Pallatit të Kulturës në Durrës, ndërsa në panelin e moderuar nga gazetari Bashkim Hoxha merrnin pjesë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako si dhe analistët Shpëtim Nazarko dhe Ilir Kulla.

Fillimisht pjesëmarrësit i përshëndeti kryebashkiaku Vangjush Dako i cili tha se "Prezantimi i librit këtu, është shenjë respekti për Durrësin. Prezantimi tregon marrëdhënien e publikut durrsak me librin".

Autori i librit Carlo Bollino duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit Bashkim Hoxha rrëfeu të pathënat e lëndëve kimike që ishte menduar të shkatërroheshin në vendin tonë. Bollino tha se "për këtë ngjarje ka pasur mungesë të theksuar informacioni. Në protesta u përfshinë tre kategori,shoqëria civile,militantët politikë si dhe vetë opozita.Ndërkohë që në protesta ka pasur edhe shtetas kosovarë".

Autori i librit theksoi ndër të tjera se në libër ka sjellë vetëm fakte duke ia lënë në dorë lexuesve komentet e kësaj ngjarje. "Mendoj se kam punuar me ndershmëri" shtoi Bollino.

Ndërsa analistët Nazarko dhe Kulla ishin të një mendimi përsa i përket profesionalizmit me të cilin është shkruar libri si dhe me mënyrën e rreshtimit të fakteve sipas kronologjisë por ata ndaheshin në lidhje pranimin e lëndëve kimike në vendin tonë.

Nazarko ishte i mendimit se këto lëndë nuk duhet të vinin në vendin tonë pasi ne nuk jemi në gjendje të ruajmë e të administrojmë pyjet dhe lumenjë dhe jo më lëndë kimike më rrezikshmëri të lartë për popullatën.

"Duke u nisur nga eksperienca e tij e madhe si gazetar lufte si dhe nga dokumentet që ka patur në dorë, ka arritur të japë një situatë reale të asaj që ka ndodhur lidhur me çështjen e armëve kimike. Jam i mendimit që nuk duhet të vinin në Shqipëri pasi ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë pyjet dhe lumenjtë tanë, e jo më të ruajmë e të konservojmë armët kimike." u shpreh Nazarko.

Ndërsa Kulla ishte për një "Po" ndaj propozimit të SHBA pasi vendi do të përfitonte shumë në aspektin gjeopolitik si dhe në atë ekonomik.

"Shqiperia u gjet në mes të interesimit botëror, lidhur me problemin e shkatërrimit të armëve kimike për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe politik, por fatkeqësisht ky shans u humb. Refuzimi i Edi Ramës e zhvendosi vëmendjen nga vendi ynë. Personalisht jam për shkatërrimin e armëve kimike në vendin tonë." tha analisti Kulla

Në debate u përfshinë edhe pjesmarrësit në sallë të cilët ndanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje e cila edhe pse kanë kaluar disa muaj vazhdon të shkaktojë debate të shumta.

Për autorin e librit Karlo Bolino pas "jo"-së Shqipëria ka fituar shumë në sovranitetin e saj pasi nuk është e lehtë të kundërtosh një superfuqi sikurse është SHBA. Ndërkohë kjo "jo"nuk ka ndikuar aspak në lidhje me përfitimet financiare nga FMN dhe BB të cilat janë në fazën e përfundimit të marrëveshjeve me leverdi për...