Kryetari i grupit parlamentar të Partisë S" /> Kryetari i grupit parlamentar të Partisë S"/>

Ora News - "Babalja 2" Taulant Balla dhe Sali Lushaj sërish në Prokurori

2018-10-18 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për dosjen Babalja. Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, tha se ka bërë të gjitha deklarimet e nevojshme për shpifjet që PD ka hedhur në adresë të tij.

Taulant Balla: Thashë te Prokurori se Alizotin se kam takuar asnjëherë, dhe se ky njeri s?ka patur asnjëherë kontakt , kurrë, as verbalisht me mua. Dua të shpjegoj se unë kam bërë një kallëzim penal për kallëzim të rremë dhe shpifje të kryer në bashkëpunim, për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dhe Florenc Hoxhën. Besoj se kallëzimi im do t?i kalojë prokurorisë së Tiranës, sepse klasifikohet si vepër më e lehtë dhe hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Balla ka thënë se do të shkojë deri në fund të kësaj historie për të zbardhur të vërtetën.

Taulant Balla: Unë do t?i shkoj në fund të gjitha akuzave. Brenda 3 muajve, kemi një sërë akuzash, që nga fotoshopi e deri tek videomontazhet. Ky është degradimi dhe degjenerimi i Partisë Demokratike. Shqiptarët presin që të dalë e vërteta. Fondi i edukimit është gati, dhe zonat që unë përfaqësoj do të kenë kopshte nga gjobat që do të marrin shpifësit. Është një strategji e Lulzim Bashës për të shantazhuar edhe përfaqësuesit më të lartë të shumicës qeverisëse, siç ka shantazhuar sipërmarrësit me historitë e tij që janë bërë publike. Është përpjekje e kotë, unë do jem këtu dhe do vazhdoj të flas drejt. Alizoti tha Taulant nga Librazhdi, ndërsa Lulzim Basha dhe Salianji shtuan edhe mbiemrin tim. Iu thashë prokurorëve që ky person nuk jam unë.

Deshmon dhe Sali Lushaj
Pas Ballës ne prokurori është thirrur dhe ka dëshmuar edhe Sali Lushaj një tjeter eksponent i Partisë Demokratike i cili dyshohet se është i përfshire ne videon e dytë të publikuar nga deputeti Ervin Salianji. Ndërkohë dosja pritet t'i kalojë Prokurorisë së Tiranës për akuzën e kallëzimit të rremë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-tjeter-padi-bashe-salianjin-dhe-florenc-hoxhen