Ushqim në shkolla, projekti nis nga “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-16 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në vijim të Marrëveshjes ?Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm?, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe Bashkive Elbasan, Fier, Korce, Lezhe, Tiranë, sot në ?Ditën Botërore të Ushqimit? në qytetin e Korcës tek shkolla ?Mësonjëtorja e Parë Shqipe? fillon projekti i kantinave ushqimore, për te vijuar në javet e ardhshme në 3 shkolla të tjera të qytetit (Stavri Themeli, Pandeli Cale, Ismail Qemali).Rreth 2000 nxënës të shkollave 9-vjecare do të përfitojnë nga projekti pilot, i cili do të vijojë në muajin Nëntor në qytetin e Elbasanit, Tiranës si dhe cdo qyteti tjetër i cili do i bashkohet kësaj iniciative.Sipas Marrëveshjes, në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë kemi hartur menunë ushqimore, e cila përshtatet me standardet e të ushqyerit shëndetshëm për grupmoshat   6-15 vjeç.MBZHR nëpërmjet AKU do të kryejë kontrollin e produkteve ushqimore si dhe të mjediseve ku ato ruhenBashkia do të komunikojë dhe bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me prindërit, për njohjen dhe vlerësimin per cilësinë e produkteve ushqimore.Te gjitha keto jane bere me dije nga Niko Peleshi ministri i bujqesise nga Korca ne diten boterore te ushqimit.