Ministria e Bujqësisë, e Arsimit dhe" />
Ministria e Bujqësisë, e Arsimit dhe"/>

Ora News - Ja 5 qytetet ku nis projekti "ushqimi i shëndetshëm në shkolla"

2018-05-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Bujqësisë, e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në bashkëpunim me 5 bashki të vendit i kanë hapur rrugë projektit për ushqyerjen e fëmijëve në shkolla dhe bërjen e detyrave në to.

Projekti "Ushqimi i shëndetshëm në shkolla" do të pilotohet fillimisht në 5 bashki të vendit, në Tiranë, Korçë, Elbasan, Lezhë dhe Fier.

Marrëveshja që do të ketë një impakt të dyfishtë është nënshkruar këtë të enjte mes institucioneve partnere, ku nënvizohet se ushqimi do të jetë i kontrolluar dhe i përshtatur me nevojat e fëmijëve.

Ministrja Nikolla tha se përmes këtij projekti barra për kryerjen e detyrave të shtëpisë tashme bie mbi shkollat dhe jo prindërit ku do të angazhohen mësues të posaçëm.

Nikolla: Me projektin tonë bëjmë detyrat e shtëpisë do të mundësojmë oraret më të zgjatura në shkollë duke u dhënë mundësi të gjithë nxënësve në këto 20 shkolla. Unë dua të falenderoj edhe 5 kryetarët e bashkive në vend që iu bashkangjitën nismës për të mundësuar për këta nxënës përparimin në mësimi nën kujdesin e një mësuesi.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi nënvizoi rëndësinë e sigurisë ushqimore

Peleshi: Përmes këtij projekti synojmë të krijojmë një aleancë të re, të krijojmë një aleancë të re. Një aleancë me fëmijët të cilët më pas do të përcojnë mesazhet edhe tek prindërit apo gjyshërit e tyre sesi duhet të kontrollohet një ushqim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/projekti-ne-5-shkolla-tri-ministri-marreveshje-edukimin-dhe-ushqimin-shendetshem