Krimet e Rënda zgjasin me 3 muaj afatet për Saimir Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Krimeve të Rënda shtyn edhe me 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiriri. Ai hetohet për trafik ndërkombëtar droge si pejse e grupit te vellezerve Habilaj. Mësohet se vendimi u mor nga 4 prokurorët e çështjes, Gentjan Osmani, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela.Në dokumentin e siguruar nga Vizion Plus thuhet se hetimet janë shtyrë për shkak të pritjes së një përgjigje nga letërporositë që duhet të vijnë nga Mali i Zi dhe Italia.Pikërisht kjo gjë bëri që prokurorët e çështjes të shtynin afatin edhe me 3 muaj te tjere, hetime kto të cilat do të vijojnë deri më datë 17 janar 2019. Pergjigja e atoriteve te dy vendeve konsiderohet si shume e trendesishme per organin e akuzes.Ish ministri i brendshëm Sajmir Tahiri është nën hetim që prej një viti. Sipas prokurorisë së krimeve të rënda, ai dyshohet se u ka siguruar lehtësi grupit të Habilajve për bere trafikun e drogës drejt Italisë duke perfituar shuma te medha parash. Nderkohe ne gjykaten e Katanias ne Itali vijon procesi gjyqesor per vellezrit Habilaj dhe pjestaret e tjere te rrjetit.