Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi ma" /> Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi ma"/>

Ora News - Krimet e Rënda lënë në "arrest shtëpie" Saimir Tahirin

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie" të dhënë tre ditë më parë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në seancën dy orëshe, ish-Ministri dhe avokati i tij Maks Haxhia nuk arritën të bindin gjyqtaren Liliana Baku për vendosjen e një mase më të lehtë sigurie.

Përballë tyre, dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj thanë se kjo masë sigurie është e domosdoshme pasi rrezikon prishja e provave.

Seanca u zhvillua pa pranine e kamerave.

Pas vendimit avokati Maks Haxhia shprehu bindjen se ky vendim do të prishet nga Gjykata e Apelit ku do të ankimojnë, pasi sipas tij pretendimet e mbrojtjes janë të argumentuara në ligj.

Haxhia: Analizuam gjithë dosjen mbi bazën e të cilës gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda kishte pranuar kërkesën e organit të prokurorisë për caktimin e masës së arrestit në shtëpi, ndryshimi ishte se nuk pranoi kërkesën për arrest me burg.Në gjithë materialin e dosjes së paraqitur nga prokuroria nuk kishte asnjë provë të re që të implikonte me dyshime të arsyeshme të bazuara në prova implikimin e Tahirit në ndonjë vepër penale, përfshirë dhe ato të akuzës.

Skafi me të cilin ka udhëtuar Tahiri me familjen e tij në Greqi është një skaf i një biznesmeni që ja ka marrë hua dhe pasi ka pësuar defekt është kthyer në Shqipëri. Skafi është i blerë sipas të gjitha rregullave. Në drejtësi nuk ka ti thua, unë them, ka unë provoj me argumenta këtë pretendim. Një gjë e tillë nuk është provuar.



Çfarë u tha në seancën me dyer të mbyllura

Avokati Maks Haxhia ka thënë që në fillim të seancës se gjithçka është bërë për të denigruar figurën e ish-Ministrit të Brendshëm pasi prokuroria nuk ka asnë provë të re nga ato të disa muajve më parë ku kërkoi pezullimin e pasaportës të ish-Ministrit.

Ai ka argumentuar edhe letër-porositë e ardhura së fundmi nga Greqia dhe Italia që sipas tij nuk e fajësojnë direkt ish-Ministrin e Brendshëm.

Haxhia dhe Tahiri më pas kërkuan revokimin e masës së sigurisë së dhënë nga gjykata e krimeve të rënda në një masë tjetër më të lehtë sigurie.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjia e prokurorit Besim Hajdarmataj.

Sipas tij kjo masë është kërkuar për faktin se në disa raste është vërtetuar që disa prova janë prishur dhe rrezikon mundësia të prishen dhe prova të tjera.

Pasi ka persona të tjerë që nuk janë marrë në pyetje.

Hajdarmataj iu referua dëshmisë së një personi që ka në pronësi një mjet të përdorur nga zoti Tahiri në Greqi.

Ai tha se ky shtetas pasi është marrë në pyetje nga prokuroria ka pasur një kontakt me ish-Ministrin.

Lidhur me këtë, Tahiri tha se vërtet ka pasur një kontakt me këtë person, por thjesht e ka falenderuar dhe i ka kërkuar ndjesë që është bërë objekt i marrjes në pyetje nga organi i akuzës.

Prokurori Hajdarmataj përmedi gjithashtu faktin se do bëjë apelim në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar vendosjen e arrestit me burg për Tahirin.

Akuzat ndaj Tahirit

Avokati...

Free Traffic Exchange