Risitë e paketës fiskale 2019-të - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-12 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria parashikon që të mbledhë 3.5 miliard lekë më shumë nga ndryshimet ligjore qe pritet të miratojë me paketën fiskale 2019. Po nga do vijnë këto para?Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave Niklo Lera thotë se ulja e tatimit mbi dividendin do të nxisë bizneset të paguajnë, pasi do të lehtësohen nga barra e taksave.?Aktualisht ne kemi rreth 20 mijë tatim pagues që paguajnë tatim mbi dividendin, por vetëm 11 % e tyre paguajnë realisht, këtë taksë. Kjo për shkak se norma e tatimit së bashku dhe me tatim fitimin i kanë frenuar bizneset të paguajnë. Ndaj ulja nga 15 % në 8 % mendojmë se do të japë një shtysë të re bizneseve?.Nga ana tjetër, kompanitë e mëdha të huaja që kryejnë transaksione duke shitur apo transferuar aksionet e tyre nuk paguajnë tatim fitimi. Ndaj ministria ka menduar të aplikojë normën prej 15%  për çdo transaksion.?Behët fjalë për kompani të mëdha ndërkombëtare,  pse jo dhe koncesione që shesin aksionet një subjekti tjetër. Ky transaksion kryhet jashtë vendit dhe deri tani nuk paguanin tatim, ndaj  kemi menduar të aplikojnë 15% tatim fitimi?Paralelisht me këto ndryshime, zgjerimi i kufirit të pagave të larta nga 130 mijë në 150 mijë që do tatohen me 23 %, për ministrinë do të krijojë mundësi për një deklarim më real të pagave të larta në vend.