Kundër "Paketës Fullani" - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

Paketa e masave e miratuar së fundi nga bordi i bankës qendrore kundërshtohet nga bankat e nivelit të dytë. Sipas specialistëve të sektorit bankar, detyrimi i operatorëve tregtarë që të rritin likuiditetin që qarkullon në vend në mënyrë që kjo pjesë e parave të rritë kreditimin do të shtojë numrin e kredive, në të njëjtën kohë do të rrisë edhe huatë e këqija, të cilat në këto momente kanë kapur shifrën 23%.
Por edhe për ekspertët e tregut financiar, paketa e masave që ka marrë banka e Shqipërisë ka ndodhur në një kohë mjaft të vonë. Sipas Adriana Berberit, problemi i kreditimit te ekonomisë ekziston që prej dy vitesh. Një nga shqetësimet e tjera të bankave është edhe pjesa e ekzekutimit të kolateralit, gjë e cila kërkon ndryshime të rëndësishme në kodin civil. Aktualisht edhe interesi i biznesit për të marrë një kredi ka rënë ndjeshëm, gjë e cila vërehet edhe në raportet që ka bërë së fundi shoqata e bankave.

The package of measures recently adopted by the board of the central bank is opposed by commercial banks. According to experts in the banking sector, forcing operators to boost liquidity traders circulating in place so that this part of the money to increase lending will increase the number of credits, at the same time would also increase bad loans, which in these moments have captured around 23%.
But financial market experts, the package of measures has been the Bank of Albania has happened in quite a while later. According to Adriana Barber, the crediting of the economy exists for two years. One of the other concerns of banks is also part of the execution of collateral, which requires significant changes in the civil code. Currently the interest of business to get a loan has decreased significantly, which is also