Report Tv-Të gjithë kundër Bashës: Rikthehu tek Reforma Zgjedhore

2018-10-09 0

Siç pritej opozita mungoi në tryezën e thirrur nga socialistët për të prezantuar draftin e tyre për reformën zgjedhore. Ambasadorët e pranishëm ishin në një zë, kur thanë se opozita duhet të rikthehet sa më shpejt në tryezën e reformës zgjedhore me qëllim që ndërhyrjet në Kodin Elektoral të mos bëhen më vonë se 6 muaj para zgjedhjeve. Ambasadorja gjermane që është financuesja kryesore e kësaj reforme e quajti bllokuese sjelljen e opozitës.

Duke pasur parasysh vendimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit vitin që vjen, është e rëndësishme që të mos humbni kohë. Ne presim që të gjithë grupet parlamentare, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën zgjedhore dhe për ta bërë atë të zbatueshme deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Susanne Schütz, Ambasadore e Gjermanisë
Në një linjë ishte dhe porositësi i rekomandimeve, ambasadori i OSBE-së.

Free Traffic Exchange