Gjykata e Krujës rikonfirmoi masën e sigur" /> Gjykata e Krujës rikonfirmoi masën e sigur"/>

Ora News - "Xhisiela", mbetet në burg Rexhep Rraja, babai deputet nuk ishte në sallë

2018-10-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krujës rikonfirmoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Paraditen e kësaj të marte ai mbërriti në gjykatën që të shtunën kishte miratuar arrestimin e tij i veshur sportiv, ndërsa u shfaq i qetë brenda kafazit të të pandehurit.

Seanca ishte e hapur për median vetëm për pak minuta, ku i pandehuri i komunikoi gjeneralitet e tij gjykatëses.

Më pas prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor dhe për të evituar viktimizimin e viktimës.

24-vjeçari u përfaqësua në gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, Rraja ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij duke shtuar që Xhisiela Maloku e kishte denoncuar për xhelozi.

Por prokurorja, Mirela Kapo, paraqiti si prova akt-ekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku sikundër dhe shenja të djegies nga cigarja.

Një përgjim ambiental i kryer në ambientet e prokurorisë së Krujës gjatë ballafaqimit të dy të rinjve ishte një tjetër provë e cilësuar e fortë në duart e akuzës.

Mbi këto të dhëna gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, firmosi vendimin që Rexhep Rraja duhet të mbetet në qeli deri në fund të shqyrtimit me themel të çështjes.

Seanca e gjyqit u ndoq nga të afërm të Rexhepit, por prindërit e tij, deputeti Rrahman Rraja dhe e ëma nuk ishin në sallë.

Të afërmit u përshëndetën me të riun jashtë ambienteve të gjykatës dhe në sallën e gjyqit, madje morën edhe një konfirmim qetësie nga 24-vjeçari.

Rraja mesazh Bashës: Ta provojë në votime

Me pranga në duar, djali i deputetit socialist të Krujës kishte një sfidë dhe për kryedemokratin Basha që e ka denoncuar shpesh këto ditë.

"Lulzim Basha ta provojë në votime" dëgjohet të thotë 24 vjeçari.

Pa vendimit, Rexhep Rraja u dërguar sërish në paraburgimin e Durrësit ku qëndron prej të dielës pas arrestimit me masë sigurie të dhënë në mungesë në lidhje me një prej historive që ka ngjallur reagimet më të forta gjatë viteve të fundit.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vleresimi-i-mases-se-sigurise-rexhep-rraja-niset-drejt-gjykates-se-krujes