Gjykata e Krujës ka lënë në "arrest me b" /> Gjykata e Krujës ka lënë në "arrest me b"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krujës ka lënë në "arrest me burg" Rexhep Rrajën (në foto), djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.
Ai doli sot para gjykatës së Krujës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Seanca ishte e hapur për median vetëm për pak minuta, ku i pandehuri i komunikoi gjeneralitet e tij gjykatëses.
Më pas prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor dhe për të evituar viktimizimin e viktimës.
24-vjeçari u përfaqësua në gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari.
Prokurore e çështjes ishte Mirela Kapo ndërsa gjyqtare Enkelejda Hoxha.
Seanca e gjyqit u ndoq nga të afërm të Rexhepit, por prindërit e tij, deputeti Rrahman Rraja dhe e ëma nuk ishin në sallë.
Të afërmit u përshëndetën me të riun, jashtë ambienteve të gjykatës dhe në sallën e gjyqit.
Rraja mesazh Bashës: Ta provojë në votime
Pas seancës, i riu u transferua sërish në paraburgimin e Durrësit.
Ndërsa linte gjykatën ai tha për gazetarët se është i pafajshëm, ndërsa lëshoi dhe një mesazh për kryeopozitarin Basha.
"Lulzim Basha ta provojë në votime" dëgjohet të thotë 24 vjeçari.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vleresimi-i-mases-se-sigurise-rexhep-rraja-niset-drejt-gjykates-se-krujes