Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon zbatim i planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale".
Në zbatim të këtij plani, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier të mbështetura nga FNSH Fier kanë kryer kontrolle të befasishme.
Policia e Fierit e mbështetur edhe nga FNSH kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokale nate, në ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore të qytetit të Fierit, Patosit e Roskovecit.
Aksioni ka pasur për qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
"Si rezultat i kontrrolleve janë arrestuar 5 shtetas, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim", thuhet në njoftimin e policisë.
Po gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 13 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Shpërndarje të lëndëve narkotike" dhe për "Vjedhje".
Gjatë kontrolleve u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 4 shtetas të cilëve gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, konkretisht shtetasit:
?D.D, banues në Roskovec
?J.Ç, banues në Roskovec
?M.H, banues në Roskove
?O.V, banues në Patos.
Gjithashtu, u kap shtetasi i shpallur në kërkim:
?Petrit H., 27 vjeç, banues në Mallakastër për veprën penale "Vjedhje".
Po në kuadër të kontrolleve të lokaleve, filloi procedimi penal për shtetasin:
? R.S, banues në Roskovec për veprën penale "Organizimi i llotarive të palejuara" si edhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi S.R, për veprat penale ?Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara? dhe ?Organizim i llotarive të palejuara?.
Policia thotë se kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-fnsh-aksion-ne-lokalet-e-nates-dhe-akset-rrugore-5-te-arrestuar