Meta për Il Messaggero: Kosova e Serbia në “BE” pa prekur kufijtë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Ilir Meta  në një intevistë të dhënë për gazetën prestigjoze italiane "Il Messaggero", ka folur mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për takimin e së hënës në Vatikan me kreun e Kishës Katolike, Papa Françeskun.



Ndër të tjera kreu i shtetit ka theksuar dhe vlerësimet nga BE-ja mbi progresin e bërë nga Shqipëria, duke shpresuar në një anëtarësim të shpejtë të vendit në bllok.



Intervista e plotë e presidentit Meta për prestigjioze italiane ?Il Messaggero?:

 

Zoti President pas 20 emigrantëve të anijes Dicioti, do të ishit të gatshëm të merrnit emigrantë të tjerë që zbarkojnë n? Itali?  

Ne shqiptarët në rast se do të duhej, do të ishim t? gatsh?m për sakrifica të tjera në ndihm? të Italisë apo Greqisë, natyrisht brenda mundësive tona dhe duke patur parasysh dhe sigurinë e kufinjve tanë. Megjithatë mendojmë se një ose pak vende nuk mund të zëvendësojnë rolin e BE ne administrimin e krizës së refugjatëve. Me gjestin tonë të marrjes së 20 emigrantëve kemi dashur që të ketë edhe një reflektim europian sesi të zgjidhet ky problem i rëndësishëm.



Pikërisht Europa...

Vendi juaj për shumë kohë ësht? p?rballur vetëm në linjë t? parë me krizën e emigracionit të paligjshëm. Rasti i anijes Dicioti është i rëndësishëm sepse tregoi kudo në kontinentin e vjetër se duhen politika të reja të p?rbashkëta. Duhet gjithashtu të ndryshojë qasja strategjike e BE ndaj këtij fenomeni. Politika e jashtme nuk duhet vetëm p?r të administruar mbërritjen e emigrantëve por mbi të gjitha për ta parandaluar atë. Situata në Afrikën e Veriut dhe në Siri imponon një rol politik dhe në këtë drejtim Brukseli duhet të bëjë më shumë.



Brukseli u tregua i ftohtë ndaj ndërhyrjes Tuaj në ndihmë të Italisë.

Nuk dua të bëj polemika apo interpretime të cilat nuk shërbejnë. Unë di që në fund të gjithë kanë kuptuar gjestin tonë si një veprim solidariteti dhe vullneti të mirë. Megjithatë mendoj se Italia nuk duhet lënë e vetme përballë fenomenit. Ne i detyrohemi Italisë për ndihmën dhe solidaritetin e dhënë ndaj shqiptarëve në vitet '90. Mendoj se të gjithë i detyrohen Italisë, duke kuptuar vështirësitë dhe sakrificat e bëra përballë fenomenit të imigracionit me një mikpritje të rrallë.



Shpejt do të duhet të hapni bisedimet për anëtarësim në BE ?

Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë. Dëshiroj që BE të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për të focuar ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

 

Keni frikë për destabilizim pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë?

Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.



Çfarë prisni nesër nga vizita që do të bëni...