Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një interviste për gazetën prestigjioze italiane "Il Messaggero", thotë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të konsolidojnë marrëdhëniet e tyre drejt integrimit evropian por pa prekur çështjen e kufijve. I pyetur për çështjen e emigrantëve, Meta tha se be duhet të ndryshojë strategjinë për fenomenin. Teksa flet për integrimin, Kreu i Shtetit nënvizon se BE duhet të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria.
Gjatë një interviste të dhënë për gazetën prestigjioze italiane ?Il Messaggero?, presidenti Ilir Meta, ka folur mbi debatin për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i Shtetit shqiptar, thotë se për të është me rëndësi që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet, por pa prekur kufijtë.
Meta: Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-kosova-dhe-serbia-te-konsolidojne-marredheniet-pa-prekur-ceshtjen-e-kufijve