http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët do të paguajnë në vitet në vijim një faturë që shkon deri në 2 miliard dollarë, për çdo gabim te së shkuarës. Bëhet fjalë për dy probleme të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje: ai i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve dhe dënuarve politik si dhe kompensimi i ish- pronarëve.
Shifra është bërë publike nga ministri i financave Arben Ahmetaj.
Brezat që do të vijnë do të duhet të paguajnë për gabimet që janë bërë nga viti ?45-90 një faturë e cila arrin nga 1.5 deri në 2 mld dollarë. Këtu përfshihen gabimet me pronat si dhe kompensimi i mbetur për ish të dënuar. Janë një shumë e konsiderueshme që shkon për të kaluarën.
Duke sqaruar në komision ndryshimet që po i bëhen ligjit për ish të përndjekurit, ministri tha se kanë mbetur edhe 260 ish të-dënuar ende të gjallë të cilët presin të marrin këstet e mbetura. Por paralelisht tashmë do të rritet edhe fondi për trashëgimtarët.
Në total nga nisja e procesit të dëmshpërblimit për këtë kategori, buxheti i shtetit ka harxhuar në total 178 milion dollarë, ndërsa që për pjesën e mbetur ku përfshihen edhe trashëgimtarët do të nevojiten edhe 750 milion të tjera.