https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Siguracionet, "më të rregulltit" do paguajnë më pak - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tre muajsh të gjitha makinat do të jenë të detyruara që të presin siguracionin në bazë të numrit të aksidenteve që ka bërë drejtuesi i mjetit. Në një vendim të tij, bordi i Autoritetit të Konkurrencës i ka lënë afat tre muaj institucionit të Mbikëqyrjes Financiare që të marrë masat për ndërtimin e regjistrit të aksidenteve dhe të implementojë sistemin Bonus-Malus. Ky lloj sistemi do të bëjë që të paguajnë siguracion më të lartë shoferët të cilët janë përfshirë në aksidente, por do të jetë më i ulët se është sot për ata që janë të rregullt. Kadri Morina, drejtuesi i një prej kompanive të sigurimit thotë se kjo do të ndikojë jo vetëm në uljen e numrit të aksidenteve, por tashmë do të ketë edhe drejtësi te çmimi i prerjes së sigurimit. Kaosi në tregun e sigurimeve ku çmimet nuk ishin të qëndrueshme dhe shoqëroheshin me diferenca të theksuara mes pak ditësh pritet të marrë fund tashmë pas futjes së kësaj metode llogaritjeje. Sistemi Bonus-Malus aplikohet në të gjitha vendet e tjera dhe ka qënë një kërkesë e kahershme edhe e bankës botërore, por deri më sot nuk është bërë.