Report TV - Itali, Apeli lë në fuqi vendimin për Seitin, 'financieri' i Habilajve në arrest shtëpie

2018-09-08 0

ITALI-Gjykata e Apelit në Catania ka vendosur që të lerë në fuqi masën e sigurisë ?arrest shtëpie? për njeriun kyç të dosjes Habilaj, Nazer Seiti. Në datë 23 gusht Gjykata e Catania-s e liroi nga burgu Nazer Seitin, të njohur si financieri i grupit të trafikut të drogës drejtuar nga Moisi Habilaj.

Por prokuroria e apeloi vendimin duke kërkuar që të kthehet në burg. Apeli e shqyrtoi kërkesën dhe vendosi që të lerë në fuqi vendimin ?arrest shtëpie? deri në përfundim të hetimeve. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati Detar Hysi, i cili ka mbrojtur përballë drejtësisë shqiptare Seitin e konsideruar si financieri apo krahu i djathtë i Mosi Habilaj.

Nazer Seiti është një ndër 10 të pandehurit e këtij grupi që hetohet prej më shumë se një viti si nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ashtu edhe nga prokuroria e Catanias në Itali. Nazer Seiti u prangos në tetor 2017 për llogari të Italisë dhe një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda së bashku me Armando Koçerrin.

Pak muaj pas këtij arrestimi i vetmi që ndodhet në qelitë shqiptare është Koçerri pasi Seiti është ekstraduar në Itali. Nazer Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj. Ekstradimi i Seitit hapi një debat publik dhe politik në vend ku nuk munguan akuzat si për prokurorin e përgjithshme dhe ministrin e Drejtësisë, si palë që lejuan ekstradimin për të.