Gjykata lë në burg tre nga katër të arrestuarit në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për katër të arrestuarit nga RENEA gjatë një operacioni tre ditor.



Nga vendimi janë lënë 30 ditë në burg Ilir Bajri, Erogen Vaso dhe Emrah Plaku, deri në mbërritjen e ekspertimit të Prokurorisë për armët e sekuestruara. Ndërsa për Astmer Bilalin jepet masë "arrest shtëpie". Akuza ndaj është ajo e armëmbajtjes pa leje.



Ndërkohë pritet ekspertiza nga prokuroria per te pare gjurmët e plumbave te gjetur gjate kontrollit te banesave.



Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar dhe katër automjete të blindura të cilat përdoreshin nga familjet Lici dhe Bajri.