Tre nga katër të arrestuarit gjatë " />
Tre nga katër të arrestuarit gjatë "/>

Ora News - "Plumbat", tre nga katër të arrestuarit nga RENEA në Shkodër në qeli për 30 ditë

2018-09-07 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre nga katër të arrestuarit gjatë aksioneve të dy ditëve të fundit të forcave RENEA në Shkodër do të mbeten në qelitë e paraburgimit, ndërsa një i katërt është dërguar në arrest shtëpie.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka vendosur arrest me burg për një periudhë 30 ditore për shtetasit Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç, ndërsa masa e sigurisë arrest shtëpie është dhënë për shtetasit Astmer Bilali.

Afati 30 ditor është lënë derisa të vijnë aktet e ekspertimit të prokurorisë për disa fishekë të gjetur.

Akuzat ndaj tyre janë vetëm për disa fishekë, ndërsa për armët e sekuestruara nuk thuhet se të kujt janë dhe ku janë gjetur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plumbat-tre-nga-kater-te-arrestuarit-nga-renea-ne-shkoder-ne-qeli-30-dite