Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ë" />
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ë"/>

Ora News - Veliaj: Teatri i ri do të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si "Arena Kombëtare"

2018-09-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u është përgjigjur kritikëve të Teatrit të ri Kombëtar. Pavarësisht se parlamenti do të nisë diskutimin mbi dekretin e Presidentit mbi kthimine ligjit me 20 shtator, Veliaj thotë se çdo e re shihet me skepticizëm.

Deklaratat Veliaj i bëri gjatë inspektimit të punimeve në parkingun nëntokësor publik tek stadiumi i ri, ku shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si "Arena Kombëtare".

Veliaj: Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër.

Veliaj nënvizoi se parkingu nëntokësor do të ketë një kapacitet prej 200 vendesh dhe do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit.

Veliaj: Është një parking me rreth 200 vende, i cili sot do t?i shërbejë kryesisht funksioneve rreth stadiumit, i cili për herë të parë nuk do të jetë një stadium që do të përdoret një herë në 7 ditë, por do të përdoret 7 ditë të javës, 24 orë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-teatri-i-ri-do-te-perserise-te-njejten-vater-ekonomike-si-arena-kombetare