Kryetari i Bashkisë së Tiranës u është " /> Kryetari i Bashkisë së Tiranës u është "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u është përgjigjur kritikëve të Teatrit të ri Kombëtar. Pavarësisht se parlamenti do të nisë diskutimin mbi dekretin e Presidentit mbi kthimine ligjit me 20 tetor, Veliaj thotë se çdo e re shihet me skepticizëm.
Deklaratat Veliaj i bëri gjatë inspektimit të punimeve në parkingun nëntokësor publik tek stadiumi i ri, ku shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si "Arena Kombëtare".
Veliaj: Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër.
Veliaj nënvizoi se parkingu nëntokësor do të ketë një kapacitet prej 200 vendesh dhe do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit.
Veliaj: Është një parking me rreth 200 vende, i cili sot do t?i shërbejë kryesisht funksioneve rreth stadiumit, i cili për herë të parë nuk do të jetë një stadium që do të përdoret një herë në 7 ditë, por do të përdoret 7 ditë të javës, 24 orë.
Do të jetë edhe qendër argëtimi, edhe qendër komerciale, edhe qendër kulinare, edhe një hapësirë publike dhe i gjithë sheshi pas përfundimit të parkimit kthehet në një shesh pedonal. Pra, fitojmë një zonë tjetër pedonale, mbas sheshit Skënderbej dhe pas Pazarit të Ri, për t?i dhënë Tiranës sa më shumë hapësira, ku njerëzit të vënë makinat nën tokë dhe të dalin me familjet e tyre mbi tokë, për të shijuar qytetin.
Veliaj siguroi se në fund të mandatit të parë, Tirana do të ketë jo vetëm katër parkingje të mëdha nëntokësore, por një qytet shumë më të jetueshëm e ku ekonomia gëlon.
Parkingu i sheshit ?Italia? është parkingu i katërt nëntokësor në tre vjet, pas atij te sheshi ?Skënderbej?, parkingu në Bulevardin e ri dhe parkingu tek ?7 Xhuxhat?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-teatri-i-ri-do-te-perserise-te-njejten-vater-ekonomike-si-arena-kombetare