Hidrovori i Tales pushtohet nga mbeturinat

2018-08-16 2

Hidrovori i Tales në Lezhë është zaptuar nga mbeturinat. Është i vetmi shpëtim për zonën në rast përmbytjesh, situata e ndotjes është alarmante. Mbetje plastike dhe kafshë të ngordhura notojnë në sipërfaqe. Papastërtitë kanë arritur deri në 2 metra duke rrezikuar nxjerrjen jashtë funksioni të pompave.

Drejtuesit e bordit të kullimit në Lezhë e pranojnë situatë duke fajësuar banorët e zonës për hedhjen e mbeturinave në kanal.

Kjo është ndërhyrja e parë e pastrimit pas muajsh të tërë, por këta 4 punëtorë duket se e kanë të pamundur të zgjidhin situatën. Drejtori kërkon rikthimin e punëtorëve të larguar pas reformës së bërë në këtë institucion.

Hidrovori i Tales grumbullon ujërat e rreth 13 kilometër kanale kulluese. Bllokimi i tij me mbeturina mund të çojë në nxjerrjen jashtë funksionit të tij sapo sezoni i shirave të fillojë.

Free Traffic Exchange