Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tërmeti i 11 gushtit ka bërë plotësisht të pabanueshme 15 banesa të qarqet dibër e Lezhë! Bilancin ende paraprak e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako ndëra vizitoi zonat më të prekura në Bashkitë Mat e Klos. Çako tha se institucionet do të jenë pranë familjeve të prekura me ndihma, ndërsa ndërsa vijon puna për evidentimin e plotë të dëmeve.
15 shtëpi rezultojnë të pabanueshme në qarqet Dibër e Lezhë pas tërmetit të 11 gushtit!
Por bilanci i verifikimeve të grupeve të punës mund të rritet sic pranon Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako ndërsa vizitoi zonat më të prekura në Bashkinë e Matit.
Çako: Mbi bazën e verifikimeve operative rezultojnë rreth 15 banesa në të dyja qarqet ku ka pasur efekt tërmeti, si në Dibër dhe Lezhë.
Shumë familje kanë mbetur në qiell të hapur si pasojë e dëmtimit të shtëpive. Çako tha se institucionet do të jenë pranë tyre jo vetem me cadra por edhe ndihma të tjera deri në gjetjen e zgjidhjeve përfundimtare.
Çako: Familjet që janë realisht në nevojë do të mbështeten edhe për nevoja të tjera gjatë kësaj periudhe deri në përfundimin e të gjitha procedurave.
Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave Civile, i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu dhe përfaqësues të pushtetit vendor inspektuan grupet e punës që po verifikojnë pasojat e tërmetit në fshatin Vinjall të Bashkisë Mat e Kurdari të Bashkisë Klos.
Ndërkohë lëkundjet sizmike vijuan edhe këtë të enjte!
Sipas te dhenave të IGJEUM, termeti i fundit u regjistrua në orën 02: 23 minuta me magnitudë 1.6 dhe epiqendër 8 kilometer në veri të Bulqizës
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/termeti-15-shtepi-te-pabanueshme-ne-diber-dhe-lezhe