Ora News - Veliaj: Shkolla ‘Kosova’ hapet për vitin e ri shkollor, fund mësimit me dy turne”

2018-08-15 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion bëri me dije se këtë shtator shkolla 9-vjeçare e rindërtuar ?Kosova? do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët e Njësisë 2 në kryeqytet, duke sjellë edhe eliminimin e mësimit me dy turne për institucionet e tjera arsimore të kësaj njësie.

Veliaj: Së pari, do të hapet shkolla ?Kosova? tek Njësia 2, një shkollë e re fantastike. Për të gjithë fëmijët e Njësisë 2, të zonës së Saukut, të Rr. së ?Elbasanit?, të Shkollës ?Labinoti? dhe Liceut, ku për shkak të mungesës së një shkolle të re bënin mësim me dy turne, do të kalojnë me një turn sepse hapja e shkollës ?Kosova?, tani jo 4 vjeçare, por 9 vjeçare, do të akomodojë shumë fëmijë?, tha ai, teksa shtoi se një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe nxitjes së të rinjve për t?u marrë me aktivitete sportive duke hapur 62 palestra.

Ai nënvizoi se puna do të vijojë edhe për përmirësimin e kushteve dhe të shërbimit në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Veliaj deklaroi se Bashkia do të vazhdojë në të gjithë kopshtet e Tiranës me një menu të re, si një mënyrë fantastike për të përgatitur që në moshë të vogël edukatën e të ushqyerit shëndetshëm.

Veliaj: Ju pëlqen menuja e re në kopshte? Në fillim e di që ishte një çikë e vështirë sepse të gjithë donim patatina dhe pije me gaz, por tani që ka më shumë jogurt, më shumë drithëra, perime, besoj se kemi fëmijë më të shëndetshëm se sa më parë kur hanim vetëm gjëra të skuqura dhe pije me gaz. Do të vazhdojmë në të gjitha kopshtet e Tiranës me një menu të re, si një mënyrë fantastike për të përgatitur që në moshë të vogël edukatën e të ushqyerit të mirë. Nëse i kemi të gjithë kalamajtë që hanë vetëm gjëra me sheqer, vetëm të skuqura, do të jenë të gjithë për spital sepse do të rriten dhe do të kenë diabet, probleme me zemrën. Por, po filluam që të vegjël që të hanë mirë, të merren me sport, do të kemi një qytet fantastik.

Ngritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila u jep të gjithë vogëlushëve një mundësi. Fëmijët kanë mundësi që të njihen edhe me botën e biçikletave Mobike, të cilat stacionohen pranë kampit për të pedaluar në rrugët e reja të biçikletave në Park. Në orët e pasdites stafetën e marrin aktivitetet për të rinj me muzikë live, DJ, string art etj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-shkolla-9-vjecare-kosova-do-te-hapet-vitin-e-ri-shkollor-fund-mesimit-me-dy-turne