Erion Veliaj ishte i pranishëm në shkollën ?26 Nëntori? ku ka deklaruar se fokusi i Bashkisë së Tiranës do të vijojnë të jenë fëmijët. Ai është shprehur se këtë vit do të fillojë ndërtimi i 20 shkollave të reja duke bërë të mundur që vitin tjetër të mos kemi turne të dyta. Veliaj u shpreh se problematika e turneve ka ardhur si pasojë e shumëfishimit të popullsisë së Tiranës në proporcion të zhdrejtë me institucionet arsimore, por me politikat e donacioneve dhe pagimit më këste Bashkia e Tiranës do ta sheshojë këtë problem.
"Ka pasur shumë njerëz që kur filluam në ditët e para të bashkisë më thonin kot merresh me fëmijët sepse ata as nuk votojnë dhe as nuk paguajnë taksa prandaj nuk duhet të fokusohesh tek ata. Ne menduam që të mos mendojmë vetëm për kosto politike, ndaj dhe u fokusuam tek çerdhet dhe kopshtet të cilat i gjetëm në gjendje lufte.
Shumë njerëz ishin skeptik me projektet tona për adoptimin e kopshteve. Edhe institucionet e arsimit dhe fesë në qytet janë për me fondacione. Njerëzit kanë kontribuuar për të ndërtuar qytetin. Kam takuar në kopshte fëmijë të njerëzve që kanë mundësinë të dërgojnë fëmijët në privat t?i sjellin tek kopshtet tona të shndërruar.
Besoj se kemi marrë një vendim fantastik. Në 7 shkolla kemi hapur dyert jo vetëm për fëmijët që mësojnë aty por edhe për fëmijët e komunitetit. Për herë të parë ne do të kemi vetëm dy gjimnaze më dy turne këtë vit dhe mbas vitit tjetër asnjë gjimnaz me dy turne.