Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarë, miq dhe shumë personalitete i dhanë sot lamtumirën "Nderit të Kombit", "Artistit të Popullit", tenorit me zërin më të bukur Gaqo Çako.
Mjeshtri i madh i muzikës ndërroi jetë në banesën e tij në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht 2018) në moshën 83 vjeçare.
Ndërkohë sot u mbajtën homazhe në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombetar me në sfond këngët e tij si për të kujtuar se tenori u largua vetëm fizikisht nga kjo botë pasi pas la një trashëgimi të pasur artistike.
Presidenti Ilir Meta e cilësoi largimin nga jeta të Gaqo Çakos një humbje të madhe për artin shqiptar.
" Kënga, kontributi, talenti i tij dhe dashuria me të cilën ai këndoi për publikun dhe për popullin tonë janë të përjetshme dhe kjo trashëgimi do të jetë gjithmonë frymëzuese për artistët më të rinj dhe njëkohësisht do të jetë gjithmonë në kujtesën e popullit dhe kombit tonë."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-tenori-i-njohur-shqiptar-gaqo-cako