Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shkodër iu dha lamtumira Florenc Beqirajt, 23 vjeçarit që vdiq në një spital francez pasi shkoi aty ne gjendje kome pas një ngjarje ende të mbuluar me mistere e paqartësi në një qendër emigrantësh. Me dhimbjen e lotët e familjarëve dhe nderimet e qindra të qytetarëve, Florenci do të prehet në varrezat Publike të Shkodrës!
Shkodra i dha lamtumirën e fundit Florenc Beqirajt, të riut që humbi jetën tragjikisht në Francë. Mes lotësh dhe dhimbjes, arkivoli me trupin e pajetë, la banesën në orën 14.00 dhe prej aty në këmbë, turma e qytetareve e përcolli deri në xhaminë e medresesë, aty ku u zhvillua ceremonia fetare në nderim të tij.
Përfaqësuesi i myftinisë Shkoder, Haxhi Fejzi Zaganjori përpara trupit të pajetë të të riut, u lut që familjeve Shqiptare të mos u kthehen më në këtë formë bijtë e tyre emigrantë.
Haxhi Fejzi Zaganjori: Ne i lutemi të madhit zot që mos na kthejnë djamte, vajzat, nenat e baballaret tona qe i kemi në mërgim në këtë formë, por të na vijnë shëndoshtë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-pankartat-duam-drejtesi-shkodra-i-jep-lamtumiren-florenc-beqirajt