Veliaj: Gjerat ndryshojne vetem kur vihet dore

2018-07-29 2

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u përgjigjet kritikëve dhe kundërshtarëve të projektit të ri të Teatrit Kombëtar. Teksa pa nga afër përfundimin e punimeve të bllokut të banimit në zonën e njohur si ish-NSHRAK-u, tek 21 Dhjetori, ai deklaroi se kundërshtarët e këtij projekti i tremben modernizimit të Tiranës.

?Gjërat ndryshojnë se preken. Në një qytet filozofia nuk mund të jetë mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por vër dorë, ndryshoje, rregulloje, modernizoje; kjo e çon para qytetin. E njëjta gjë edhe me historinë e teatrit. E dini pse thonë: mos ma prek? Sepse e dinë që po e prekëm ajo do dalë një vepër e mrekullueshme. E dinë se po vumë dorë, ajo do dalë një xhevahir. E dinë se po filluam ndërtimin e teatrit të ri, do të jemi të pandalshëm në modernizimin e Tiranës. Kjo është arsyeja e vërtetë. I tremben sepse çdo gjë që prekim me dorë, del më mirë.? 

Veliaj solli ne kujtese disa raste ku ndërhyrja e bashkisë sipas tij ka rezultuar e suksesshme.

?Mbaj mend kur filluam projektin të Liqeni, atëherë thoshin mos i prek romët se janë nga një komunitet i vyer. Unë nuk besoj se ka bashki që ka bërë më shumë për strehimin e romëve. I keni parë shtëpitë e reja nga Bregu i Lumit në Lanabregas, nga Lana në Shkozë, si çdo njeri normal? Këta që thoshin mos ma prek komunitetin, sot komuniteti rom është më mirë, pikërisht pse prekëm atë pjesë të djegur të parkut, që sot është kthyer në një pyll të jashtëzakonshëm te liqeni.?

Krahas ndërtimit të këndeve të lodrave puna në kryeqytet do të vijojë me rehabilitimin e të gjitha lagjeve.