A1 Report - Veliaj në "5 Pyetjet nga Babaramo": Ja si do te ndryshojne pensionet

2015-08-22 5

TIRANË -- Ministri Erion Veliaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në "A1 Report", ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të moshës së pensionit për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, rritja për ata që do të dalin vitin tjetër në pension nuk do të jetë më shumë se dy muaj, pra, thuajse e papërfillshme; rritja e vërtetë do të fillojë për brezin e 30 - 40-vjeçarëve dhe për zyrtarët, mosha e të cilëve do të bëhet njësoj me atë të pjesës tjetër të popullsisë.

Veliaj deklaroi se më të varfërve, që nuk kanë mundësi të paguajnë kontribute, do t'u jepen pensione sociale, të barabartë me ndihmën ekonomike. Për ata që duan pensione të larta, do të hiqet tavani i kontributeve: Sa më të larta t'i paguajnë kontributet, aq më të lartë do ta kenë pensionin. Ministri tha se reforma në sigurimet shoqërore do të bëhet në rreth 50 zera, një domodoshmëri kjo, pasi në vitin 2016, skema aktuale do të hyjë në kolaps.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, ministri Veliaj sqaroi një mori çështjesh të karakterit ekonomiko-social, që lidhen direkt me buxhetin e familjeve shqiptare. Ai e vuri theksin edhe tek rëndësia që po marrin dita - ditës, zyrat e punës dhe kurset profesionale. Kërkesat në rritje të të huajve për të punuar në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare, si miniera, hidrokarbure, fasone, dizajn,IT, tani synohet të plotësohen nga tregu vendas duke kualifikuar të rinjtë shqiptarë.

INTERVISTA E MINISTRIT TE MIREQENIES SOCIALE DHE RINISE, ERION VELIAJ

Z. Veliaj, e nisim nga një deklaratë që ju keni bërë së fundi për skemën e pensioneve, të cilën e keni konsideruar si një "gropë". Si është krijuar kjo "gropë financiare"?
Ka disa arsye: e para se në vitin 2006-2007, kur PD-ja uli kontributet me 1/3 që presupozoi se njerëzit do të motivoheshin e do të paguanin më shumë. Por, u ulën 1/3 edhe të ardhurat. Kështu, po ta linim skemën, në 2016, skema do pësonte një kolaps total. Shuma vjetore që ne harxhojmë për ta subvencionuar skemën, është 1 miliardë USD. Këtu kemi një problem, që në thelb është një hile. Sigurime paguajnë ata që punojnë dhe paguajnë edhe taksat, që do të thotë se taksohen dy herë, ndaj kjo nuk funksionon, nuk duhet kështu.
Në vendet skandinave, raporti është 6-8 veta që punojnë për 1 që del në pension, ndërsa në Shqipëri është më pak se 1 person që punon që mban një pensionist.
Papunësia e lartë tek me uljen e kontributeve thelloi gropën financiare të sigurimeve shoqërore; pra, kur shikojmë orën që shkon gjithmon mbrapsht, duhet reaguar. Pra, ne duhet të kapim afatin para se ora të skadojë. Ne do ndryshojë rreth 50 parametra të skemës, si të atyre që punojnë në bujqësi, heqje të tavaneve etj.

Për shembull, çfarë do të bëni me skemën në bujqësi?
Ne do të bëjmë së pari pensionin social, të barabartë me ndihmën ekonomike, për ata që nuk u ka ecur në jetë. Pensioni social bëhet për ata që janë fukarenj; nëse duan ta zgjedhin atë pension, atëherë janë dakord, por nëse e duan më të lartë, atëherë duhet të kontribuojnë. Pensioni ...

Free Traffic Exchange