Report Tv - Opozita ikën, Veliaj: Vijnë për lekët, PD zaptoi SHQUP-in

2018-07-26 0

Opozita është larguar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak pas akuzave në drejtim të Veliajt dhe shumicës për projektin e Teatrit të ri. Në fillim të mbledhjes, kreu i grupit të këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku, akuzoi socialistët se po uzurpojnë pronën.

Ai tha se do mbaheni mend si njerëzit që i shembët teatrin qytetit, ndërsa më pas u largua nga salla grupin PD-LSI, së bashku me përfaqësuesen e FRD, Mirela Bogdani, e cila iu bashkua opozitës në Këshillin bashkiak Tiranë.

Ndërkohë që Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita vjen në mbledhje vetëm për të marrë lekët, pagën si këshilltarë, ndërsa i sfidoi duke thënë se vitin tjetër për zgjedhjet lokale në garë për bashkinë le të dalë kush të dojë nga opozita, por nuk kanë se cfarë të thonë, pasi kur kishin drejtimin e qytetit nuk bënë asgjë.