Partia Demokratike e degës së Durrësit ka protestuar paraditen e sotme para bashkisë, duke kërkuar dorëheqjen e Vangjush Dakos.
Shkak i protestës së PD është bërë referenca e Dakos për Lulzim Berishën në pritje të lirimit nga burgu. Ata bllokuan hyrjen kryesore të bashkisë për 30 minuta duke vendosur një shirit që ndalonte daljen apo hyrjen në këtë institucion.