Ora News - Basha në Durrës: Gjushi nuk duhej të ishte në Bashki, por në qeli

2018-07-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako gjatë një takimi në Durrës.

Basha tha se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës.

Lulzim Basha: ?Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli.?

Basha u kërkoi qytetarëve ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetem si një aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, përsa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet.

Lulzim Basha: ?Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila, atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne"

Takimi i Bashës me qytetarët e Durrësit përkoi me dy vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila, siç vuri në dukje Basha, është një reformë e shkatërruar në themel.

?Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare.?- tha Basha.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-durres-gjushi-nuk-duhej-te-ishte-ne-bashki-por-ne-qeli