Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studiuesi dhe eksperti i kriminalistikës, Fabian Zhilla, e sheh të nxituar operacionin e policisë shqiptare që çoi në kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.
Zhilla: Policia paçka se meriton përgëzime, do të duhej që në raste të tilla të pritej dhe të mos kryeheshin kaq shpejt arrestimet. Nuk e di pse i kanë arrestuar kaq shpejt. Në raste të tilla duhet të pritej që të kapej deri ku shkonte dhe kush ishin organizatorët. Janë kapur shoferët dhe nuk janë kapur kokat.
Në një lidhje telefonike për Ora News, Zhilla thotë se linja e ndjegur për tranportin tregon se kemi të bëjmë më një kartel të kokainës në Shqipëri. Ai ndan bindjen se grupet shqiptare kanë parcelat e tyre në Amerikën Latine.
Zhilla: Kapja e kokainës mbase përbën lajm për një qytetar të thjeshtë por jo për ne studiuesit që e kemi ngritur alarmin që Shqipëria po kthehet në një nga hambarët e kokainës dhe më pas shpërndahet në shtetet kryesore të Europës si në rastin konkret, Gjermania pastaj Britania e Madhe. Grupet shqiptare kanë arritur të krijojnë parcelat e tyre në Amerikën Latine.Ajo që vërehet është mënyra e transportit, që vinte nga portet e Belgjikës dhe Holandës, kalon në një rrjet tjetër që nuk ishte shumë i familjarizuar siç është Malta tregon se kemi të bëjmë me kartel të kokainës në Shqipëri, jemi përballë formave më të sofistikuara të ngritura.Nuk dimë sa kartele shqiptare kanë plantacionet e tyre në Amerikën Latine. Është një kartel atje që furnizon grupet shqiptare këtej apo secili nga kartelet shqiptare ka parcelat e veta. Mendoj që kemi kartele të ndryshme shqiptare që operojnë në Itali dhe kartele të ndryshme shqiptare që operojnë në Gjermani dhe Britani të Madhe.
Eksperti i sigurisë nënvizon se organet ligjzbatuese duhet të kthejnë në vëmendje trafikun e kokainës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kokaina-ne-durres-zhilla-policia-u-nxitua-duhej-te-priste-qe-te-kapte-koken