Veliaj i jep Presidentes kroate “Çelesin e Qytetit”

2018-07-20 0

Ndalesën e radhës në kryeqytetin shqiptar Presidentja kroate e ka bërë në Bashkinë e Tiranës, ku u prit nge kreu i saj Erion Veliaj.

Teksa, biseduan rreth mundësive te bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate,  Kolinda Grabar-Kitaroviç e komplimetoi kryebashkiakun  për  ndryshimet e bëra në Tiranë.

Kreu i Bashkisë Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së, ndërsa i dhuroi Çelësin e Tiranës në shenjë miqësie.

Më pas, Presidentja kroate dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe ?Parkun Europa? në sheshin ?Skënderbej?, ku në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.

Tv Klan