Veliaj i jep "Çelësin e Qytetit" këngëtares me famë botërore, Rita Ora: Tirana në rrugë suksesi

2018-06-04 5

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët kishin mbushur si asnjëherë tjetër sheshin ?Skëndërbej? për të shijuar hitet e saj. Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida dhe kulmoi kur në shesh mbërriti Rita Ora.

?Your song? ishte kënga e parë e Rita Orës, që elektrizoi jo vetëm skenën, por gjithë të pranishmit në sheshin ?Skënderbej?, ndërsa spektakli vijoi me të tjera këngë hit të saj. Në repertorin e saj nuk mungoi as një surprizë për shqiptarët: miksimi i një prej hiteve më të mira të Rita Orës me një nga vallet më të njohura të trevave shqiptare, asaj të Rrugovës, sipas njoftimin të bashkisë.

Ndërkohë, para se të ngjitej në skenën e sheshit ?Skëndërbej? këngëtarja Rita Ora, e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e falenderoi atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të ri, dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi asaj Çelësin e Qytetit.

Free Traffic Exchange