Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me sy e hundë të nxirë, avokati Ilia Ilia merr mjekim në spitalin e Durrësit, pasi u godit nga dy persona ende të paidentifikuar.
Avokati Ilia Ilia thotë se është dhunuar para prokurorisë së Durrësit pasi doli nga një seancë gjyqësore.
Ngjarja sipas policisë u shënua rreth orës 10:45 minuta të së enjtes, 19 korrik, "në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën" informon policia e Durrësit.
Avokati u tha gazetarëve se nuk i njihte autorët ndërsa e lidh me përplasjen që ka pasur me një prokuror në seancë gjyqësore.
Ilia Ilia: "Sot dola nga seanca gjyqësore, rreth orës 10:30 nga prokuroria. Më doli fillimisht një person përpara dhe më thotë: Ti je ai që i ke bërë karshillik prokurorit Arjan Ndoi. Nisi të thoshte fjalë fyese dhe sapo i lija çantën një tjetri më goditi. Kur më godit erdhi dhe personi tjetër. Dhe unë kundërveprova sa munda.
Avokati akuzon prokurorin
Avokati thotë se ka pasur një përplasje me prokurorin në seancë gjyqësore në kuadër të mbrojtjes së interesave të klientëve të mi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-nje-avokat-dhunohet-nga-dy-persona-para-prokurorise